Mercedes A45 i ri sipas Brabusit

auto_brabus-merc-amg-a45-upgrade-714997647571499774434.jpg

Versioni i ristilizuar i Mercedes A-Class mund të modifikohet me paketën e re të kompanisë së famshme Brabus, paketë e cila është e dedikuar jo vetëm për pamjen tërheqëse por edhe të performancës më të mirë.

Paketa e re e Brabusit për këtë A45 4MATIC, ndër të tjera, përfshinë rrotat “Monoblock R” kuqezi me diametër 19-inç, difuzerin e ri të pasmë, sistemin Brabus sportiv të shkarkimit të gazrave, si dhe përforcimin e motorit.

Brabus ende nuk ka shpalosur detajet në lidhje me përforcimin e motorëve, por në versionin e vjetër të Brabusit paketa për përforcimin e motorit të A45 AMG ka përfshirë 40 kuajfuqi shtesë.

Sa i përket versioneve tjera, A180 është përforcuar për 33 kuajfuqi, A250 për 34 , A200 CDI për 29, ndërsa A220 CDI për 40 kuajfuqi për dallim nga versioni standard.

Komentet
Top