Mësohet indentiteti i plotë i mjekes dhe profesoreshës së vrarë në Shkup

ubistvo-670x437.jpg

Mjekja dhe profesorja 53 vjecare e Qendrës Klinike “Nëna Terezë” në Shkup mbrëmë është gjetur e vdekur në afërsi të klinikës, gjegjësisht në rrugën “Elisie Popovski”.

Ajo ka pasur lëndime të shkaktuara nga sulmet me thikë në pjesën e duarve, qafës dhe bërrylit dhe ka qenë me vena të prera.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e ka vërtetuar rastin dhe gruan e ka identifikuar si Jasna Masina Spasovska, mjeke e nefrologjisë dhe profesoreshë.

Ende nuk dihen motivet e vdekjes, ndërsa policia ka marr në pyetje bashkshortin e saj./Shqipmedia

Komentet
Top