Messi do zëvendësimin e Neymar me Dybalan

auto_lionel-messi-neymar-brazil-argentina-620x3801486899895-1.jpg

Lionel Messi ia ka dhënë Barcelonës një listë të lojtarëve që do të donte t’i kishte si bashkëlojtarë në vend të Neymar për të cilin po thuhet se do t’i bashkohet Paris Saint-Germain, raporton Don Balon.

PSG janë gati ta sjellin Neymarin në kryeqytetin francez duke paguar për të afër 250 milionë euro.

Messi raportohet se kandidat favorit e ka Paulo Dybalan e Juventusit.

Nëse jo Dybalan, atëherë Messi ka kërkuar bashkëkombësin tjetër të tij, Angel Di Maria, ose sulmuesin e Borussia Dortmund Ousmane Dembele.

Komentet
Top