Messi sqaron faturën 37.300 euro!

auto__95373141_messi_afp1490796490.jpg

Orët e fundit në mediat e huaja kanë qarkulluar lajme se ylli i Barcelonës, Lionel Messi kishte shpenzuar 37.300 euro për ushqim dhe pije. Një punonjës lokali në Ibiza bëri publike një faturë, ku në të ishin të përfshira 27 pica dhe 41 shishe Don Perignon, duke deklaruar se kjo ishte faturë i përkiste argjentinasit.

Nëpërmjet një komenti në “Instagram”, vetë Messi e ka mohuar këtë gjë duke e quajtur një mënyrë idiote për të prodhuar gënjeshtra.

“Çfarë mënyrë për të folur idiotësira. Çfarë mënyrë për të prodhuar gënjeshtra. E ëmbla e kësaj është se njerëzit e besojnë”, ka shkruar Messi.

Komentet
Top