Meta sulmon ashpër Ramën: Erdhi fundi i kartelit të kanabisit

rama-meta-1.jpg

Lufta elektorale tashmë bëhet pa dorashka. Ish-kryetari i LSI Ilir Meta ka sulmuar ashpër Kryeministrin Edi Rama duke e akuzuar si përgjegjësin kryesor për kanabizimin e vendit dhe qeverisjen e tij e quan kartel të drogës.

Gjatë mitingut elektoral të LSI në Lushnje, Meta tha se kartelit të drogës i ka ardhur fundi dhe vendi nuk mund të qeveriset nga një njeri që kishte vendosur në listat e deputetëve persona me rekorde kriminale.

“Drejtimi i timonit të vjetër ka bërë që shqiptarët të largohen nga Shqipëria. Ndaj, në 25 qershor do i thonë jo projektit të braktisjes së Shqipërisë nga arroganca dhe nga konflikti politik. Erdhi fundi i kartelit të kanabisit, për të mbajtur karriget e shushunjave dhe të koncesioneve. Njerëzit duan të ikin nga Shqipëria sepse një kokë e çmendur të gjithë po i cmend.

Ndaj i bëj thirrje 600 mijë të rinjve dhe të rejave që të mos u shkojë mendja që të largohen nga vendi më i bukur në botë. Por jo vetëm, të rikonfirmojnë votën për LSI, forcë e parë, forcë e paparë. Një milionë shuplaka duhen kundër oligarkisë që të kenë shanse të gjithë të rinjtë. Nuk mund të bëjnë shtet ata që parlamentin e mbushën e njerëz me rekorde kriminale. Në 25 qershor, 1 milionë vota do të jenë në kuti?”, tha Ilir Meta.

Komentet
Top