Mike Tyson tregon momentin se si e kanë përdhunuar

mike-tyson-pardon-my-take.jpg

Ai ka bërë histori në boks, duke qenë një ndër më të mirët e të gjitha kohërave. Bëhet fjalë për Mike Tyson, i cili ka rrëfyer historinë e jetës së tij, dhe me ato që ai tregon duket që ka qenë e dhimbshme. Tyson ka folur për ngacmimet e tmerrshme seksuale kur ishte fëmijë. Madje, ky fakt, sipas tij, e bëri qëe të ishte i ashpër dhe i “dhunshëm” në jetë. Babai i tetë fëmijëve përshkron se si ishte duke kaluar në rrugët e Brooklyn në moshën 7-vjeçare kur një burrë në moshë e tërhoqi nga rrugë. Më pas u abuzua seksualisht, teksa thotë se nuk e pa kurrë atë që e ngacmoi në mënyrën më të rëndë të mundshme. Përveç kësaj, ai e fshehu ngjarjen dhe nuk e tregoi as në polici atë që kishte përjetuar.

Komentet
Top