Milan turpëron Bayern Munichun

auto_aaa1500726368.jpg

Milan i ka dhënë leksione Bayern Munichut.

Skuadra e Milanit ka shënuar fitore ndaj Bayern Munichut, me rezultat 0:4, në kuadër të turneut, Champions Cup, i cili po zhvillohet në Kinë.

Golat për Rossonerët i kanë shënuar: Franck Yannick Kessie (14), Patrick Cutrone (25 dhe 43) dhe Hakan Calhanoglu (85).

Në këtë takim ka debutuar edhe blerja më e madhe e Milanit, Leonardo Bonucci. Ky i fundit është inkuadruar në lojë në vend të Cristian Zapatas në minutën e 64-të.

Komentet
Top