Milani nis sulmin për Aubameyang

auto_unnamed_21499517224.jpg

Rossonerët nuk kanë të ndalur në këtë afat kalimtar.

Pasi që ka transferuar shtatë futbollistë deri më tani, Milani synon ta mbyllë me përforcime, duke sjellë në skuadër njërin nga sulmuesit më të mirë në botë, Pierre Emerick-Aubameyang.

Futbollisti nga Gaboni, pritet të largohet nga Borussia Dortmund dhe sipas Gazzetta dello Sport, Milani do të tentojë ta bind klubin gjerman, për ta shitur sulmuesin në San Siro.

Drejtori sportiv i Dortmundit, Michael Zorc, ka deklaruar para disa ditësh së është i gatshëm të ulet dhe të bisedojë me klubet e interesuara, por ka njoftuar gjithashtu se Dortmundi nuk do ta lejojë largimin e lojtarit për më pak se 70 milionë euro.

Drejtuesit e Milanit, kanë treguar ditë më parë se kanë ende buxhet për të kryer transferime, por mbetet të shihet se a do të jenë në gjendje të paguajnë shifrën e kërkuar nga gjermanët.

Komentet
Top