Milloshoski: Është vendosur bombë në shtëpinë e babait tim

antonio-milososki-si-odi-od-vlada-5-640x427.jpg

Deputetit i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshski në rrjetin social fejsbuk ka denoncuar se njerëz të panjohur kanë vendosur një bombë në shtëpinë e babait të tij.

“Dje në fshatin Izhishte, rreth orës 22:00 ekipe të MPB-së nga Makedonski Brod, Prilep dhe antiterorizëm nga Shkupi me sukses kanë demontuar bombën në pjesën e pasme të shtëpisë së babait tim, e vendosur me qëllim që t’i vras ose lëndoj prindërit e mi. Kanë pasur fat që nuk e kanë hapur derën me force. Pres që organet kompetente të kapin autorët. Kërcënimin ndaj babait tim e vlerësoj si kërcënim indirekt dhe presion ndaj meje, e lidhur me aktivitetin tim politik. Por unë nuk tërhiqem. Lufta për demokraci, me fjalime, me qëndrime dhe patriotizëm për vendin do të vazhdojnë me intensitet të njëjtë! Ndërsa për nëntokën kriminale-politike, një mesazh, mos u bëni frikacak, leni të qetë familjet tona”, ka shkruar Antonio Milloshoski në fejsbuk.

Komentet
Top