Ministrat e BDI-së premtojnë zyrtarizimin e shqipes, emrat i shkruajnë maqedonisht

tribuna.jpg

Nëse gjuha shqipe në Maqedoni zyrtarizohet sipas botëkuptimit të BDI-së, atëherë vaj me det për shqiptarët. Deri sa kanë gojën plotë me zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ministrat e BDI-së edhe emrat i shkruajnë maqedonisht. Kjo është vërejtur sot në debatin e organizuar nga Sekretariati për eurointegrime, që udhëhiqet nga Bujar Osmani i BDI-së, ku ka marrë pjesë edhe ministri i drejtësisë, Bine Sali. Për çudi, emrat e të dyve kanë qenë të shkruar në gjuhën maqedonase, me alfabet cirilik. Me këtë ata kanë përsëritur në një farë mënyre dialogun “çisto shqip” të dy ministrave të BDI-së para 3-4 viteve, kur Fatmir Besimi dhe Tahir Hani biseduan mes veti maqedonisht.

Krejt kjo lë vend për dyshim se mentaliteti, respektivisht subkoshienca e BDI-së është sllavizuar më tepër se sa duhet dhe se pas kthimit në identitet të shqiptarëve të asimiluar ortodoksë, sfida e ardhshme e shqiptarëve në Maqedoni mund të jetë kthimi në identitet i mentalitetit të sllavizuar të funksionarëve të BDI-së.

Komentet
Top