Ministrisë së Hazbi Likës i shkurtohet buxheti (VIDEO)

hazbi.jpg

Me rebalansin e ri të buxhetit është prekur edhe Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit të cilëve u janë marrë miliona denarë nga buxheti i paraparë për këtë vit. Nga 666.699.000 denarë sa ishin paraparë në fillim, nga buxheti qendror SIOFA ka ngelur me 645.849.000 denarë, apo rreth 340 mijë euro më pak. Në propozim ribalansin e buxhetit shihet qartë se shkurtmet kryesisht kanë të bëjnë me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ku në total janë shkurtuar 258 mijë euro për këtë pjesë.

Në grafën e implementimit të Marëveshjes së Ohrit ka gjithsej katër nëngrafa te tjera në të cilat bën pjesë edhe implementimi i marëveshjes së Ohrit si e veçantë dhe në të tregohet më së miri se pikërisht për këtë qëllim janë bërë edhe shkurtimet më të mëdha. Në këtë grafë nga 50.513.000 denarë janë lënë 39.724.000 denarë, që nënkupton se janë shkurtuar rreth 175 mijë euro. Me rebalansin e buxhetit, shkurtimet në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit kanë shkurtuar dukshëm buxhetin e pagave për të punësuarit.

Nga gjithsej 611.006.000 denarë sa i paraparë në buxhetin fillestar për paga në SIOFA, me rebalans kanë ngelur vetëm 598.856.000 denarë, apo gati 200 mijë euro shkurtime nga buxheti i pagave dhe kompenzimeve. Një sektor tjetër që është prekur në sektetariatin që duhet të menaxhojë marëveshjen paqësore të Ohrit, janë edhe shpenzimet kapitale.

Edhe pse në këtë grafë nuk ka pasur shumë të madhe, tani me rebalansin edhe ajo shumë është shkurtuar në mënyrë drastike, apo krahasuar në përqindje më së shumti se grafat e tjera. Nga 5.300.000 denarë sa janë paraparë në buxhetin e vitit 2017, me rebalansin e fundit kjo shumë ka rënë nën 1 milion denarë që nënkupton shkurtim për 71 mijë euro më pak apo për rreth 80% nga shuma totale e paraparë fillimisht. Si shuma e përgjithshme ashtu edhe ajo e pagave në një masë të madhe janë shkurtuar nga pjesa që ka të bëjë me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Nga 17.000.000 denarë sa ishin në buxhetin fillestar, pagat dhe kompensimet në grafën e Implementimit të Marëveshjes së Ohrit janë shkurtuar në 10.531.000 denarë, apo rreth 116 mijë euro më pak. Ajo që mbetet të saktësohet gjatët debatit parlamentar rreth rebalansit të buxhetit është nëse shkurtimet e pagave do të prekin stafin e angazhuar në SIOFA apo administratorët shqiptarë dhe të bashkësive të tjera të cilët janë punësuar përmes këtij sekretariati me qëllim të arritjes së përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.

Këto shkurtime edhe më të pasigurtë e kanë bërë fatin e të punësuarve në administratën shtetërore të cilët tani e disa vite nuk janë sistemuar në asnjë intitucion, por vazhdojnë të marin pagë. Arben Zeqiri-Shenja

Komentet
Top