Mitsubishi i rrallë shitet përmes internetit për një shumë marramendëse

auto_Mitsubishi-i-rralle-shitet-permes-internetit-per-nje-shume-marramendese-foto-780x4391501253850.jpg

Lancer Evolution është një nga modelet më të pëlqyera nga Mitsubishi dhe ky rast e tregon më së miri, sa i kërkuar është nga entuziastët.

Kjo makinë që ishte reklamuar përmes internetit, për shumën prej 15 mijë dollarëve, është shitur për 138 mijë dollarë.

Vetura e lansuar më 2006, sipas të gjitha gjasave më nuk do të futet më në prodhim, meqë kompania është më shumë e interesuar në SUV dhe makina tjera të mëdha.

Veçanti tjetër është se ky Mitsubishi, ka qëndruar gjatë tërë kohës në sallon dhe ka gjendje të përkryer, teksa i ka vetëm 15 kilometra të kaluara.

Komentet
Top