Mjalti dhe qumështi luftojnë pagjumësinë

0-101.jpg

Personat që vuajnë nga çrregullimet e gjumit do të duhej që gjatë vaktit të fundit të ditës t’i shmangin djathërat e fortë, peshkun e thatë e të kriposur, etj

Pagjumësia mundet që të shërohet nëpërmes rrugëve natyrale, pa përdorur asnjë lloj tablete. Një gotë me qumësht të nxehtë dhe me mjaltë është receta ideale kundër pagjumësisë dhe nëse para gjumit ndieni uri, më së miri do të ishte që t’i hani disa ushqime që janë të pasura me karbohidrate, siç janë buka integrale, produkte nga mielli, apo farëra të cilat mund t’i kombinoni me mish gjeli deti, peshk ton dhe jogurt.

Personat që vuajnë nga çrregullimet e gjumit do të duhej që gjatë vaktit të fundit të ditës t’i shmangin djathërat e fortë, peshkun e thatë, të kriposur apo të konservuar, sallamet, mishin e thatë, lakrën e thartë, trangujt e konservuar, ullinjtë, çokolatën dhe spinaqin.

Ushqimet e përmendura përmbajnë tiraminë, molekula e cila stimulon lirimin e norepinerfinës, stimuluesin e trurit i cili na mban zgjuar. Kafja dhe alkooli nuk është e nevojshme as të përmenden. Në vend të antidepresivëve dhe gjërave ndihmëse për gjumë, ndryshimi i kombinimit të ushqimit te darka do të ndikonte pozitivisht në kualitetin e gjumit. Borziloku dhe sherbela ndikojnë krejtësisht ndryshe nga mëlmesa tjera dhe kanë ndikim të butë qetësues.

Komentet
Top