Moda, këshilla rreth stilit për vajzat e shkurtra – FOTO

0-111.jpg

Në qoftë se je e gjatë më pak se 1,70 m, të vishesh sipas modës mund të jetë pak e vështirë, sidomos në qoftë se moda imponon gjatësinë dhe ekzagjerimet.

Të mbash ritmin me trendin e kohës, është e rëndësishme, por jo në kurriz të rezultatit mbi veten. Rregulli themelor është të vishesh gjithmonë sepse është e vetmja gjë që na rrit dhe na bën të ndihemi mirë. Pjesa tjetër është sekondare. Në lidhje me këtë, ja disa këshilla rreth stilit për vajzat e shkurtra për të rritur trupin pavarësisht shtatit të vogël.

Vëmendja e masave mbi të gjitha! Kur bëhet fjalë për proporcione nevojitet pak vëmendje. Për shembull, është mirë të evitosh këpucët shumë të larta që nuk përkojnë në mënyrë proporcionale me këmbën tuaj. Mos përdorni as këpucët që presin këmbën, si çizmet dhe sandalet me shirita të trashë në kyçin e këmbës. Gjithashtu zgjidhni një lloj këpuce, që lë lëkurën sa më shumë zbuluar, duke e zgjatur në një shikim këmbën. Një tjetër këshillë është që të zgjidhni këpucë me një ngjyrë të ngjashme me atë çfarë keni veshur, për shembull vishni sandale të hapura për këmbën në verë.

Shkurtoni gjatësitë, në qoftë se nuk bëni si një gazelë, në fakt, është mirë të evitosh rrobat e gjata ose në ¾, që sakrifikojnë tej lartësinë tonë. Për më tepër, në qoftë se je e shkurtër është më mirë të përqendrohesh në diçka më të shkurtër, si për shembull një fund sipër gjurit.

Për të rritur pikat e forta, që sigurisht duke mos qenë vetëm këmbët dhe shtati, duhet të gjejmë diçka tjetër. Provoni të tërhiqni vëmendje me cilësi të tjera fizike, si dekolteja ose beli. Në këtë mënyrë largoni vëmendjen nga defektet tuaja.

Jo ‘maxi bags’: siç e kemi thënë, proporcionet janë të rëndësishme edhe kur bëhet fjalë për çantat. Në një shtat të imët, një çantë e gjerë thekson më tej efektin “e vogël”, afër dikujt më të madh se ju. Përqendrohuni më shumë tek çantat e vogla, trendi I vërtetë I këtij viti e që janë proporcionalisht më të përshtatshme.

Po belit të lartë: kështu që je e lirë me fund dhe pantallona me bel të lartë, që modernizojnë dhe zgjasin personin duke fshehur gjithashtu edhe një palë taka të bukura.

Jo pantallonave të gjera me bel të ulët: beli I ulët shkurton personin dhe në qoftë se I vesh një person I shëndoshë, rezultati do të jetë një tragjedi e vërtetë.

Mos u përqendroni te këpucët: Në qoftë se jeni të shkurtër, të gjithë do I hedhin sytë te këpucët për të shikuar sa jeni mashtruar. Keni kujdes të mos përqendroheni në këtë. Ndiqni këshillat tona rreth stilit për vajzat e shkurtra e mos gaboni kurrë.

Komentet
Top