Monte Cristo, ujdhesa që “nuk ekziston” – FOTO

0c-20.jpg

Deti Mesdhe fsheh një ujdhesë të vogël që i takon Italisë dhe që thuhet të jetë ideale për fshehjen e thesarit i cili edhe gjoja gjendet atje.

Ujdhesa Monte Cristo, të cilën e ka bërë të famshme shkrimtari francez Alexandar Dumas me romanin “Konti i Monte Cristos, ruan legjendën për thesarin e gropuar në tokë të cilin atje vetë e kishte futur kusar Mjekërkuqi.

Monte Cristo tërheq shumë turistë që e duan aventurën, por vetëm 1000 sish në vit marrin lejen për të shkuar në këtë parajsë tokësore.

Nëse jeni ndonjëri nga këta aventuristë për ta vizituar këtë vend mahnitës, rrini në radhë sepse më së afërti në vitin 2019 do ta keni këtë rast pasi orari i turistëve tashmë është zënë e plotësuar.

Këtë ujdhesë të vogël italianët nga Toskana e quajnë “ujdhesa që nuk ekziston” dhe ajo është shpallur rezervat natyror.

Monte Cristo mund të vizitohet vetëm me një mënyrë: Rezervimi i turit që bëhet përmes Arkipelagut të parkut Kombëtar.

Tani në ujdhesë jetojnë etëm disa veta e turistët që mund ta vizitojnë kanë rastin e rrallë për t’u njohur me ta. Qeveria italiane deri vonë nga turistët merrte nga 50 euro për ta vizituar këtë Park kombëtar.

Komentet
Top