Mophie Charge Force ofron ngarkim wireless të baterisë për iPhone

0-102.jpg

Mophie, prodhuesi i njohur i baterive të jashtme për telefonët, prezantoi të vetmen gjë që kemi pritur prej kaq shumë kohësh: një kasë e ngarkimit wireless.

Kasa e re Mophie Charge Force përmban teknologjinë e Qi të ngarkimit wireless. Në brendësi kjo kasë ka një postë USB-C “Lightning” ku lidhet telefoni. Nga pjesa e jashme kasa ngjan me një kasë tradicionale baterie.

Ajo ka pika magnetike të cilat janë komponenti që mundësojnë ngarkimin wireless. Kjo kasë e re është shumë e rëndësishme për përdoruesit e iPhone sepse një produkt i tillë ofrohet prej kohësh në Galaxy S8.

Ngarkimi wireless Qi është shndërruar në një standard të IKEA dhe Starbucks. Duke qenë se kompania gradualisht po hedh tutje kabllot duke filluar nga porta 3.5 mm e kufjeve, me shumë gjasa edhe kabllot e tjera si ajo e ngarkimit pritet të lihen në mëshirë të së kaluarës./Pcworldalbanian

Komentet
Top