Morata i shqetësuar në Chelsea: “Tifozët tashmë më kanë vrarë, nuk i prisja keshtu”

morata-620x424.jpg

Alvaro Morata nuk e ka nisur si duhet aventurën në Chelsea.

Sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata gjatë kësaj vere u largua nga Real Madrid për të kaluar në Chelsea për 80 milionë euro.

Fillimi për Moratan duket të jetë shumë i vështirë, pasi tashmë veç tifozët kanë filluar ta kritikojnë dhe p bëjnë shumë presion mbi të.

Këtë e di edhe Morata, i cili edhe pse thotë se ka luajtur vetëm 15 minuta me Chelsean, tifozët tashmë e kanë ‘vrarë’ atë.

“Unë kam luajtur në dy miqësore, 15 minuta në ndeshje zyrtare ndaj Arsenalit ku humba edhe penalltinë dhe tifozët tashmë më kanë vrarë”, tha Morata gjatë një interviste për Marca.

“Unë e di se çfarë do të më pres në Chelsea. Ndoshta ky presion kaq i madh është edhe për shkak të çmimit të lartë që kanë paguar për mua”.

Komentet
Top