Moti sot në Maqedoni, Kosovë dhe bregdetin shqiptar

plazhi-durres-deti-me-njerez.jpg

Maqedoni

Moti sot pritet të jetë me diell me vranësira mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten. Pritet të fryjë erë e dobët deri në mesatare kryesisht veriore. Temperatura e mëngjesit parashikohet të lëvizë prej nëntë deri në 15, ndërsa e ditës prej 22 deri në 30 gradë Celsius. Indeksi UV do ta ketë vlerën 8.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë veriore të dobët deri në mesatare. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13, ndërsa e ditës do të arrijë deri në 29 gradë Celsius.

Prej nesër parashikohet një periudhë e motit stabil me rritje të vazhdueshme të temperaturës së ditës e cila gjatë fundjavës në më shumë vende do të tejkalojë 35 gradë Celsius. Indeksi UV ditëve në vijim përsëri do të ketë vlera të larta.


Kosovë

Të martën temperaturat parashihen të jenë relativisht të freskëta, më tej mbi vendin tonë do të vijnë masat e ajrit me origjinë nga Afrika të cilat do të ndikojnë dukshëm në rritjen e temperaturave maksimale, por gjithnjë në vlerat e normales të kësaj periudhe.

Sipas IHMK-së Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin deri në 24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 8m/s.


Bregdeti shqiptar

Gjatë ditës së martë, 18 korrik 2017, moti në Shqipëri parashikohet të jetë i kthjellët, me vranësira kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe atyre të pasdites, kryesisht në zonat kodrinore dhe ato malore.

Era do të jetë me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-15m/s. Deti i forcës 4 me lartësi vale 2.2 metër.

Temperaturat parashikohen të jenë:

Vendet malore 14°/32°C

Vendet e ulëta 16°/35°C

Vendet bregdetare 19°/33°C

Komentet
Top