Mourinho mposhti Conten për Lukakun, por gati është ‘goditja’ e dyt

auto_ess1499717058.jpg

Skuadra franceze, Monaco thuhet se ka pranuar një ofertë nga Manchester Unitedi për objektivin e Chelseat, Tiemoue Bakayoko.

Sipas mediumit britanik Daily Star, u shfaqe se Bakayoko do t’i bashkohej Chelseat – me Nemanja Maticin që do shkonte në Old Trafford – por lëvizja ishte në dyshim dhe finalizimi u ngadalësua.

Jose Mourinho tani ka vendosur që ta mposht rivalin e tij të Chelseat, Antonio Conte në një tjetër nënshkrimit pas transferimit të Romelu Lukakus.

Do të ishte një goditje e dyfishtë për Conten nëse Mourinho do të vendosë për transferimin e 22-vjeçarit, pasi ardhja e tij do të dëmtonte ndonjë marrëveshje për Maticin, të cilin trajneri i Bluve është gati ta largoj.

Bakayoko dhe Chelsea kurrë nuk ranë dakord për kushtet personale, por Unitedi janë gati të ofrojnë aq sa kërkon mesfushori francez.

Komentet
Top