Ndihmë! Shoqja ime më e mirë martohet!

0-112.jpg

Muajt e verës zgjidhen më shumë për martesa. Ndoshta këtë zgjedhje mund ta ketë bërë edhe shoqja jonë e zemrës, na ka treguar pa lojëra fjalësh përkundrazi me sy që i qeshnin duke na lënë të surprizuara, të lumtura dhe ta pranojmë edhe pak në tronditje.

Çfarë do të ndryshojë tani? Do të jetë fundi I mbrëmjeve dhe muhabeteve deri vonë në ‘pub’, në konfidencat mbi dashurinë dhe zënkave sekrete, në shkëmbime eksperiencash në dietën e fundit të pagabueshme para provës së kostumit. Një fije smirë është e justifikuar, edhe pak frikë. Por në qoftë se duam që miqësia të mos humbasë, duhet të veprojmë në mënyrë pozitive.

A do ta humb shoqen time? – Ndoshta e kam humbur tashmë, duke parë që tani mes ne të dyjave është edhe ai. Frikë e kuptueshme por pa dyshim e gabuar. Në fakt je humbëse në qoftë se heq armët menjëherë. Në momentin që një vajzë vendos të martohet dhe hap një fazë delicate të jetës, në të cilën ka nevojë për mbështetje dhe dashuri. Mos hiqni dorë ti qëndroni pranë në këto javë kaq speciale, do të bashkoheni edhe më shumë, duke hequr riskun për ta humbur shoqërinë. Bëni kujdes të mos jeni të bezdisshme. Kujtohu që ti ke pjesën e shpatullave, është momenti I saj, jo I yti.

Pak smirë – Edhe kjo është. Ajo kurorëzon ëndrrën e saj të dashurisë, ti je akoma ‘single’ e asnjë dashuri nuk shfaqet në horizont. Por nga statusi ri i shoqes tënde mund të vijë diçka pozitive edhe për ty: shpejt do të bësh miqësi me pothuajse burrin e saj dhe nga njohja e re mund të ndodhin gjëra interesante. E rëndësishme është të mos mbyllesh pa justifikime, por të jesh e hapur për çdo mundësi të re. në qoftë se je xheloze mos u ndjej në faj. Nuk kemi vetëm emocione pozitive, sepse secili prej nesh ka edhe dritë edhe hije. Mos u kushtoni shumë rëndësi këtyre gjendjeve njerëzore negative, më mirë të jesh e sinqertë e të flasësh direkt me personin në qoftë e ke me të vërtet mike do tju kuptojë. E rëndësishme është të mos humbasësh buzëqeshjen, dhe mundësisht pak auto ironi.

Lamtumirë mbrëmjeve argëtuese – Eshtë e vërtetë që kur një vajzë martohet shpesh tenton të zvogëlojë daljet e saj mondane sidomos kur nuk përfshin edhe burrin. Por kjo nuk do të thotë të heqim dorë nga argëtimet. Në qoftë se mbrëmjet për të gjuajtur djem bëhen të gabuara, kjo nuk do të thotë që të mos bëjmë gjëra të tjera të pëlqyeshme.

Si të sillesh me të – Në qoftë se përpiqemi ta injorojmë ose ta luftojmë, ji i vetëdijshëm që bëhet fjalë për një ide shumë të keqe. Më mirë ta pranosh shpejt për të krijuar besimin reciprok. Sigurisht kjo nuk do të thotë të ndash me të problemet e tua.

Nuk thirreni më ju – Mos mendo që tani ke humbur rolin tënd dhe në jetën e shoqes tënde nuk nevojitesh më. Një raport i pasur e solid është një pasuri e madhe qoftë për atë që është single qoftë për dikë që ka vendosur të krijojë familje. Për të mos folur për vështirësitë që duhet tu bëjmë ballë kur organizohet një dasmë. Zakonisht duhet të llogarisim veprimet e një numri të konsiderueshëm të afërmish grindavec dhe të njohurve të rrëmujshëm. Më shumë se kurrë një vajzë që martohet duhet të ketë në krah shoqen e saj më të mirë.

Komentet
Top