Ndryshon qëllimin iniciativa “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit”, tani fillojnë të mbledhin kondoma

19756415_1439017592810556_6789881376357741524_n.jpg

Do ta quajmë iniciativa e shenjtë për Tetovën dhe rrethinën që filloi gjatë stinës së dimrit dhe ku u tubuan të rinjtë tetovarë dhe shprehen pakënaqesi dhe revoltë nga ajo se Qendra e Skijimit më e njohura në ish Jugosllavi ka që 15 vite që është lënën në harresë dhe as që investohet dhe mirëmbahet si duhet ishte themelimi i iniciativës “Të shpëtojmë Kodrën e Diellit”.

Edhe pse ishte një nisme fisnike dhe premtuese, në momentin që iniciativa duhej të tregonte fuqinë e saj gjatë zgjedhjeve parlamentare dhe pas saj gjatë formimit të qeverise ajo dështoi keq. Momenti kur grupi joformal qytetar duhej të ngrite zërin të ishtë më aktive dhe të ishtë në lëvizje ndoshta të marrë edhe masa apo hap pak më guximshëm si psh të bllokojë rrugën për tek Kodra e Diellit apo të insistonte tek selitë e partive politike shqiptare që përpos Platformës shqiptare të kishin në plan të parë edhe investimet në Kodren e Diellit ky grup nuk e bëri pasi kishin aplikuar për fonde financiare të panevojshme për këtë iniciativë tek Organizata zvicerane “Civica”.

Në mungesë të dijes dh guximit që duhej ky grup të shfrytëzonte gjatë formimit të qeverisë tani ky grup është shëndrruar në grup ambientalist dhe ka marë disa mijë euro dhe për ti arsyetuar eurot tani ata do duhet të mbledhin kondomat gjatë rruges Tetovë-Kodra e Diellit.

Të mos keqkuptohemi, Tetova ka nevojë për organizat ambientaliste dhe që do të marin iniciativa vullnetare por edhe fonde për këto qëllime mirëpo ky shkrim dedikohet për këtë grup që keqpërdori Iniciativën e cila ishte vërtet e qëlluar por pordhi keq. Ky grup duhej të merrej me problemet e investimeve kapitale në Qendrën Turistike ku do të ja shifnin hajrin turistët por edhe tetovarët në përgjithësi. Shqipmedia

Komentet
Top