Në ditët e ardhshme vendoset e ardhmja e Donnarummas

auto_donnarumma-780x4391478587521.jpg

Gianluigi Donnarumma dhe agjenti i tij Mino Raiola do të vendosin brenda këtyre ditëve përfundimisht të ardhmen.

Portieri ka kontratë deri në vitin 2018, ndërsa i është ofruar një kontratë e re me pagë prej 4 milionë euro, që mund të ngritët në 5 milionë.

Por ende ka mosmarrëveshje mes klubit dhe agjentit të Donnarummas, i cili kërkon një klauzolë lirimi për lojtarin nëse nuk arrihet Liga e Kampionëve.

Sipas Gazzetta dello Sport, Raiola e do shumë këtë kontratë me klauzolë, ndërsa Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli janë duke e kundërshtuar.

Për portierin e talentuar ka interesim edhe nga Manchester United, Real Madrid dhe Paris Saint-Germain.

Komentet
Top