Nëse doni të lini duhanin, hani fruta dhe perime

0-117.jpg

E mendoni prej kohësh të hiqni dorë nga duhani, por nuk mundeni? Atëherë ju këshillojmë të hani sa më shumë fruta dhe perime. Sugjerimi vjen nga një grup studiuesish të Universiteti të Bufalos, SHBA, të cilët arritën në konkulkizion se personat që konsumojnë më shumë fruta e perime në ditë priren të pijnë më pak cigare, të presin më gjatë për të nisur cigaren e parë të ditës dhe të jenë më pak të varur nga nikotina.

Studimi u krye tek një grup prej mbi 1.000 duhanpirësish dhe pas analizimit të të dhënave rezultoi se personat që konsumojnë më shumë fruta dhe perime në krahasim me të tjetër, ka një probabilitet tre herë më të lartë për të lënë duhanin brenda 1 muaji”.

Gary Giovino, drejtues i studimit, nënvizon se “disintoksikacioni vegjetal” funksion pavarësisht gjinisë apo moshës. Sipas tij edhe më herët ka pasur studime, të cilat kanë arritur në përfundimin se“ personat që nuk pinë duhan prej të paktën 6 muajsh, konsumon më shumë fruta dhe perime sesa duhanpirësit”.

Arsye janë të ndryshme: nga njëra anë drithërat, spinaqi dhe sallata, ndikojnë në “shuarjen” e dëshirës për duhan, ndërkohë që për disa frutat dhe perimet i japin “shije të keqe” duhanit.

Edhe pse numri i duhanpirësve në botë ka ardhur duke u rritur po aq i madh është numri i atyre personave që tentojnë ta lënë duhanin, por e kanë të vështirë për shkak të varësisë që mund të kenë krijuar nga nikotina. Sipas studiuesve, konsumimi i frutave dhe perimeve është vetëm një nga veprimet që mund të ndërmerren nga ana e duhanpirësve për t’ju larguar këtij zakoni; mënyra të tjera përfshijnë shmangen e shoqërimit me persona duhanpirës apo zëvendësimi i varësisë që mund të krijohet ndaj nikotinës me diçka më të shëndetshme, si ushtrimet fizike.

Komentet
Top