Nëse ju vjen ky mesazh në WhatsApp fshijeni menjëherë!

whatsapp-300x235.jpg

Viruset dhe mesazhe fallco vazhdojnë të jenë prezent nëpër mediat sociale.
Së fundmi bëhet e ditur se po qarkullon një mesazh i cili është tërësisht një virus në WhatsApp.

Prandaj nëse secilit prej jush ju vjen një mesazh, i cili ju thotë se mund të përdorni ngjyra të reja për WhatsApp- in duhet ta injoroni sepse është virus.

Sipas i100, hakerët janë duke dërguar mesazhe të cilat duken sikur janë nga WhatsApp.com, por në fakt janë nga ????????.com.

Mesazhi thotë se tani disa ngjyra të reja janë në dispozicion për WhatsApp dhe se mund ta ndryshoni aplikacionin dhe ta bëni me ngjyrën tuaj të preferuar.

Por në fakt kjo nuk sjell ngjyra të reja por vetëm viruse që në disa raste dëmtojnë edhe telefonin. Edhe Google u ka bërë thirrje përdoruesve që të mos e hapin linkun.

Komentet
Top