Nesër takimi midis Ali Ahmetit dhe Menduh Thaçit në Tetovë, ja çfarë do bisedohet

Ali-Ahmeti-dhe-Menduh-Tha-i-480x360.jpg

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nesër në Tetovë do të takohet me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Takimi është bërë i ditur për INA nga burime partiake.

Ky takim siç mësohet do të ketë në fokus zhvillimet aktuale në vend, prioritetet e qeverisjes si dhe çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët.

Ndërsa është përjashtuar mundësia e ndonjë koalicionimi të mundshëm, informon INA.

Takimi vjen pas një bisede telefonike të zhvilluar ditë më parë midis Thaçit dhe Ahmetit.

Komentet
Top