Nesimi: Ndryshimi vjen edhe në Maqedoni, BDI-ja bie

robert-nesimi.png

“Ndryshimi në skenën politike që erdhi pas zgjedhjeve në Kosovë, do të përsëritet edhe në Maqedoni”, ka thene analisti dhe njohësi i proceseve zgjedhore Robert Nesimi, në emisionin “Rruga drejt”, duke shtuar se “BDI-ja do ta ketë fatin e PDK-së së Kosovës, rrjedhimisht do te ketë rënie të vazhdueshme të rejtingut të dy partive”.

“Edhe PDK me koalicionin ë Kosovë arriti 35% të votave edhe nëse analizojmë BDI këtu pati 35% të votave. Janë parti që më shumë se 10 vite kanë udhëhequr me foklorizëm dhe me nacional romantizëm. Unë mendoj se maksimumi i tyre është aq dhe ata nuk do të mund të risin më numrin e votave, por mendoj se numri i votave të tyre do të bie edhe më shumë”, tha Nesimi.

Komentet
Top