Nevzat Bejta, jep dorëheqje!

Nevzat500.jpg

Vdekja e dy banorëve të fshatit Simnicë të Gostivarit si pasojë e mos Dezinfektimit, Deratizimit dhe Dezinsektimit të qytetit të Gostivarit dhe rrethinës duhet të “vras” në ndërgjegjen e kreut të qytetit të Gostivarit Nevzat Bejtës. Pse?

Dezinfektimi, Deratizimi, Dezinsektimi i komunave në Maqedoni duhet të bëhet 1 here në vit nga vet komunat të cilët duhet të lëshojnë mjetet deri tek Instituti për Shëndetësi Publike apo firmë private e licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan portali Shqipmedia.

Komuna e Gostivarit në krye me Nevzat Bejtën nuk ka bërë një gjë të tillë pasi ky proces kushton disa mijë euro të cilët shpesh komunat shqiptare hezitojnë të paguajnë. Komunat e Gostivarit por edhe komunat tjera shqiptare bëjnë vetëm dezinsektimin sipërfaqësor kundër mushkonjave pasi del shumë më lirë se sa procesi i dezinsektimit nga ajri që kushton më shtrenjët dhe është gati 100% efikas.

Pra, babë e bir nga Simnica e Gostivarit vdiqën si pasojë e neglizhencës të kryetarit të Gostivarit Nevzat Bejta i cili nuk ka bërë Dezinfektimin dhe Deratizimin e qytetit dhe rrethinës këtë vit. Ai mund të përballet edhe me ligjin nëse familja e të vdekurve vendosin të padisin. Po edhe nëse nuk ndodh kjo atë duhet të vrasë ndërgjegja dhe të jap dorëheqje. Nëse nuk e bën këtë duhet banorët e Gostivarit në zgjedhjet lokale ti japin goditjen që meriton. Shqipmedia

Pse na nevojitet kontrolli i dëmtuesve (Dezinfektimi, Deratizimi, Dezinsektimi)

1. Parandalimi i dëmtimeve dhe humbjes monetare
2. Parandalimi i sëmundjeve potenciale

Brejtësit, buburrecat, mizat, pleshtat, morrat, mushkonja dhe zogjtë janë të gjithë të aftë të përhapin sëmundje në mënyra të ndryshme.

. Eliminimi i ndotjes dhe infeksionit

Dëmtuesit mund të ndotin dhe infektojnë sasi të mëdha ushqimesh/ambjente me jashtëqitje, urinën, qimet, fragmente të trupit, etj. Erërat karakteristike janë gjithashtu lehtësisht të nuhatshme nga prania e dëmtuesve të tillë si minj, buburreca dhe dëmtues të caktuar të produkteve të magazinuara.

. Parandalimi i humbjes së emrit të mirë

Konsumatorët sot janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre dhe janë shumë të ndjeshëm për gjëra të tilla si minjtë. Publiciteti negativ mund të rezultojë në humbjen e emrit të mirë dhe një rënie të fitimit.

Komentet
Top