Neymar kërcënon me largim Barcelonën

Neymar-658x395.jpg

Neymar në mënyrë sensacionale ka kërcënuar me largim Barcelonën nëse klubi emëron Juan Carlos Unzuen si trajner të ri.

Asistenti i Luis Enriques në Barcelonë është njëri nga kandidatët e mundshëm për të zëvendësuar trajnerin këtë verë, transmeton portali arbresh.info. 50-vjeçari ka punuar në klub qysh pas largimit nga Celta Vigo në vitin 2014, por Neymar nuk dëshiron që ai të jetë pasardhësi i Enriques.

Sipas gazetës spanjolle ‘Mundo Deportivo’, raportet ndërmjet Neymarit dhe trajnerit janë përkeqësuar dje pas disa bisedave të sinqerta. Unzue ka paralajmëruar Neymarin të fokusohet në futboll duke e sugjeruar kapitenin e Brazili se karriera e tij e ndritur mund të pësojë rënie ashtu si ajo e Ronaldinhos në Barcelonë.

Neymar thuhet se është frustruar menjëherë me referencën e Unzues ndaj njërit nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Gazeta e lartpërmendur citon Neymarin duke thënë se “nëse ai qëndron, unë largohem”.

Komentet
Top