Neymar në PSG? Përgjigjet Emery

Neymar-658x395.jpg

Në Paris Saint-Germain nuk pranojnë të flasin në lidhje me transferimin e Neymarit nga Barcelona

Unai Emery, trajneri i Paris Saint-Germain, ka refuzuar t’i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me transferimin e Neymarit nga Barcelona.

“Do të ketë momente për të folur për transferimet, tani është koha për të folur për përgatitjen për ndeshjen me Juventusin”, ka deklaruar trajneri spanjoll në konferencën për media.

“Klubi po punon shumë mirë kështu që ne mund ta bëjmë ekipin më të mirë të mundshëm me lojtarët që janë këtu dhe ata që do të vijnë. Klubi është i ngazëllyer dhe i motivuar për sezonin e ri”, shtoi ai.

Gjatë këtyre ditëve është raportuar se Paris Saint-Germain është e gatshme të shpenzoj 222 milionë euro për transferimin e Neymarit nga Barcelona.

Komentet
Top