Neymar nuk stërvitë me Barcelonën, i tregon bashklojtarëve se po shkon te PSG

auto_n11501661966.jpg

Tashmë është bërë çështje kohe kalimi i Neymarit te Paris Saint-Germain.

Marca shkruan se Neymar ka shkuar në qendrën stërvitore të Barcelonës mëngjesin e të mërkurës, ku është pritur nga bashklojtarët e tij

Edhe pse shkoi me gjysmë ore vonesë, ai është pritur nga trajneri Ernesto Valverde, i cili edhe ia dha lejen për të mos u stërvitur.

Gjatë kohës së qëndrimit Neymar u ka komunikuar bashklojtarëve se ai më nuk është pjesë e skuadrës dhe se do të transferohet te Paris Saint-Germain.

Nëse arrihet të realizohet transferimi i Neymarit te PSG, atëherë do të jetë transferimi më i madh në histori të futbollit, me një shumë rekord prej 222 milionë eurosh që flitet se klubi francez do të paguaj për brazilianin.

Komentet
Top