Nga 20 drejtoritë e Aleancës, Vesel Memeti kërkon 10 për RDK-në !?

vesel-696x392.jpg

LR-PDSH në ndarjen e kulacit qeveritar për eshalonet e treta do të drejtojë me 20 institucione shtetërore, shkruajtën sot disa media vendore.

Por Agjencia e Lajmeve Zhurnal jo zyrtarisht mëson se nga këto 20 drejtori, Burime pranë kësaj partie thonë se kreu Vesel Memedi ka kërkuar që ai të udhehq me 10 drejtori.

RDK ka vetëm një deputet në përbërjen e re parlamentare nga rezultatet e zgjedhjeve të fundit, ku në fakt kjo parti përfitoi më së shumti nga kulaci qeveritar.

Ndryshe Vesel Memedi përpos që siguroi postin e deputetit, mori edhe një Ministri, Pushteti Lokal, të cilin për ministër e emroi Suhejl Fazliun, dhe tani sipas burimeve të Agjencisë së Lajmeve Zhurnal, Veseli kërkon edhe 10 drejtori.

Komentet
Top