Një grua dhe tre meshkuj të vdekur në aksidentin në Prishtinë – FOTO dhe VIDEO

makina-e-rrokullisur-.jpg

Ka arritur në katër numri i të vdekurve në aksidentin e rëndë në hyrje të Prishtinës.

Tre burra dhe një grua kanë vdekur në aksidentin e pasmesnatës në kryeqytet.

Vetura e cila ra nga ura në hyrje të Prishtinës është me targa të Gjermanisë ndërsa në të po udhëtonin pesë qytetarë na Vitia tre meshkuj dhe dy femra.

Në tragjedi vetëm njëra nga gratë që po udhëtonte me makinë ka arritur të shpëtoj por gjendja e saj në QKUK ende nuk është stabile.

Është konfirmuar se nga pesë udhëtarët të cilët po udhëtonin me makinë katër prej tyre kanë vdekur në vendin e ngjarjes ndërsa njëri është dërguar në QKUK për tretman mjekësorë.

kallxo.com mëson se viktimat janë nga komuna e Vitisë përderisa ende nuk janë dhënë detaje për rrethanat se si makina ra nga ura në hyrje të kryeqytetit.

Komentet
Top