Një kafe në ditë mban doktorin larg, nga proverb në fakt shkencor

0-10.jpg

cup coffee and sunny trees background

Dy studime të publikuara nga një revistë shkencore zbulojnë që vetëm një filxhan nga pija e zezë zvogëlon rrezikun nga vdekja në 12%

Për adhuruesit e kafesë vjen një lajm i mirë: pija e zezë zgjat jetën. Sipas dy studimeve të publikuara në revistën “Annals of Internal Medicine”, kush konsumon një filxhan kafeje prej 235 ml në ditë ka një rrezik vdekjeje 12% më të ulët, përfshirë këtu të gjitha shkaqet (sëmundje zemre, kancer, goditje, diabet, problem të frymëmarrjes dhe veshkave).Për ata që konsumojnë tre ose më shumë filxhanë, atëherë vdekshmëria është 18% më e ulët në krahasim me ata që nuk e pinë.

Studimi i pare është bërë nga Marc Gunter, epidemiolog i Larc (International Agency for Research on Cancer), i cili mori në shqyrtim konsumimin e kafesë nga rreth 520 subjekte nga 10 vende të ndryshme europiane: i ka monitoruar për 16 vjet dhe ka shqyrtuar vdekjet dhe shkaqet e tyre.

Ndërkohë raporti i dytë është bërë nga Veronica W. Setiavan e Universitetit të Kalifornisë Jugore, e cila ka përfshirë 185 mijë individë mes të cilëve afroamerikan, japonez-amerikan, latino amerikan dhe kaukazianë. Pavarësisht se kampionet që u morën për referim ishin heterogjene, rezultatet ishin të gjitha analoge me studion e Gunter.

Kafeja me sa duket ka efekte përfituese të konsiderueshme në mëlçi, në aparatin tretës e në përgjithësi në të gjithë organizmin. Merita e këtyre përfitimeve nuk i jepet vetëm kafeinës, por edhe substancave të tjera të pranishme në pijen e errët.

Në fakt kafeja përmban elemente të shumta, si polifenolet, acidetklorogjene, diterpenët që kanë si bazë antioksidantët.

Komentet
Top