Një ministër kosovar i ka blerë dhuratë 8 mijë euro të dashurës maqedonase?

milaimzeka-jpg1428000771.jpg

Ai është padyshim një politikan i guximshëm, që hera herës na ka çuditur me deklaratat e tij bombë. E tashmë që është pjesë e Parlamentit, nuk i ka kursyer kolegët, madje ka publikuar një detaj të jetës private të një ministri.

Milaim Zeka, i njohur nga të gjithë si gazetar është gjithashtu edhe deputeti i koalicionit PAN në Kosovë, më saktësisht i partisë “Nisma”.

Gjatë një interviste për radio “Dukagjini”, Zeka ka treguar se beson se do ishte një kandidat vërtetë serioz për drejtimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa ka theksuar se ka refuzuar një ofertë për tu bërë ministër.

“Një nga ministrat e Kosovës ka shpenzuar në një udhëtim zyrtar 8 mijë euro për t’i bërë dhuratë dashnores së tij”, ka thënë Milaim Zekaj, pa zbuluar emrin e ministrit.

Burime të Gazetës Lajm thonë se dashnorja e ministrit në fjalë kosovar është nga Maqedonia, por nuk precizojnë se a është shqiptare nga Maqedonia, apo maqedonase.

Komentet
Top