Një nga ekspertët më të njohur nga mërgata fillon bashkëpunim me Lëvizjen BESA

thumbnail_Bilall-Kasami-Lumni.jpg

Një nga ekspertët më të njohur zhvillimor nga mërgata shqiptare fillon bashkëpunim me Lëvizjen BESA

Sot në selinë e Lëvizjes BESA në Shkup, kryetari Bilall Kasami, ka realizuar takim me një nga ekspertët më të njohur i projekteve zhvillimore, profesor Lumni Ademi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Kasami dhe Ademi prej sot kanë lajmëruar se do të jenë në bashkëpunim të ngushtë për të realizuar projekte konkrete në shumë komuna që do jenë në udhëheqësi të BESËS, duke ofruar projekte konkrete për mirëqenien e shqiptarëve të Maqedonisë. Ademi ka sqaruar edhe fazat nëpër të cilët do të kalojnë këto projekte konkrete zhvillimore. Me këtë rast, Ademi e ka falenderuar kryetarin Kasami për gatishmërinë e shprehur të BESËS, për të ofruar rreth vetes ekspertë të fushave të ndryshme.

Sot ishte takimi i parë i realizuar mes tyre, ndërsa tashmë bashkëpunimi do të jetë intensiv, me qëllim të arritjes së objektivave më se të nevojshme për shoqërinë, e që kanë të bëjnë me zhvillimin e projekteve konkrete në të gjitha sferat nëpër komuna.

Ndryshe, Dr. Lumni Ademi është nga Tetova me prejardhje, i cili shkollimin fillor dhe gjimnazin e ka përfunduar në Tetovë, kurse studimet i ka kryer në Universitetin e Tiranës në fakultetin e Shkencave, dega e Kimisë, në Korrik të vitit 1996. Nga fundi i dhjetorit të vitit 1997 vendoset në Cyrih të Zvicrës ku edhe vazhdon te jetoj. Pas mësimit te gjuhës gjermane dhe angleze, si dhe përvojes së punës të përfituar në industri, i vazhdon studimet e magjistraturës dhe doktoraturës në Universitetin e Baselit, Zvicër. Nga prilli 2003 deri më prill 2007 arrin që, nën udhëheqjen e profesorit te mirënjohur anglez, Prof. Dr. Edwin C. Constable, të përfundoj me sukses studimet e doktoraturës dhe ti jepet titulli Doktor i Shkencave të Kimisë. Pas doktorates Lumniu vazhdon studimet në postdoktoraturë ne Universitetin e Cirihut, Zvicer tek profesori i njohur Prof. Dr. Jay Siegel.

Përveç përvojës profesionale shkencore ne Institute kimike dhe kompani zviceriane, si dhe publikimeve shkencore, z. Lumniu ka hapur edhe firmën e vet private në Cyrih te Zvicres, pra Firmën “FloMir Company GmbH” (www.flomir.com), ku misioni kryesor eshte zhvillimi i ekonomik i i trevave shqiptare, duke ofruar shërbime profesionale ne fushën e prodhimtarisë Kimike, Farmaceutike, Kozmetike, Ushqimore dhe Ndertimore. Kompania e tij ofron projekte konkrete investorve shqiptare qe jane te interesuar per investim ne vendlindjet e tyre.

Komentet
Top