Një person është mbytur në ujërat e Liqenit të Ohrit

Ohrid-profil-2.jpg

Një banor i Ohrit është gjetur i vdekur në ujërat e Liqenit të Ohrit, në afërsi të plazhit Saraishte, që ndodhet në afër pjesës së vjetër të Ohrit.

Trupi i pajetë i burrit 61-vjeçar është gjetur dje rreth orës 18 nga ana e notuesve të cilët menjëherë e kanë njoftuar policinë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipe të policisë. Shërbimi për ndihmë urgjente mjekësore dhe prokurori, me ç’rast është konstatuar vdekje. Arsyet dhe rrethana nën të cilat është paraqitur vdekja do t’i tregojë hetimi dhe autopsia.

Komentet
Top