Njihuni me 10 plazhet më të bukura të Greqisë – FOTO

0-47.jpg

Nuk është e nevojshme për t’i rënë botës rreth e përqark, për të gjetur parajsën e detit dhe natyrës së mrekullueshme

Korfuzi, Mikonos, Santorini. Por edhe Zakintho, Symi dhe Skopelos, destinacione të përsosura për ata që njohin Greqinë dhe kërkojnë pushime ndryshe. Mes Detit Jon dhe atij Egje, “Elada” e lashtë ka një unazë të vërtetë ishujsh, të gjithë ndryshe nga njëri-tjetri dhe secili i shkëlqyer në mënyrën e tij. Ja 10 ishujt më të bukur që kemi përzgjedhur.

Korfuz – Deti Jon – Edhe pse në mes të verës ishulli është i pushtuar nga turistët, Korfuzi është në gjendje të ruajë të paprekura zonat e veta dhe hapësirat e qeta të rrethuara nga natyra plot hijeshi.

Lefkadha – Deti Jon – Ndodhet në jug të Korfuzit, ka gjire të gjerë, që e bëjnë këtë ishull një parajsë të vërtetë për ata që duan ta vizitojnë nga varkat apo anijet. Lefkadha ka plazhe të mëdha me rërë dhe grë të bardhë. Bregdeti i thyer dhe afërsia me territorin, e bëjnë atë një strehë të përsosur për eksplorim nga toka dhe nga deti, duke marrë një varkë me qira apo duke përfituar nga ekskursione të organizuara.

Zakinthos – Deti Jon – Më pak i populluar me turistë në krahasim me Korfuzin dhe Lefkadhën, Zakinthos është ishulli më jugor nga brezi i ishujve në Detin Jon. Sekreti i vërtetë i ishullit, janë plazhet e tij, mes më të bukurve dhe më të fotografuarve në botë. Vizita në këtë gji, mund të bëhet vetëm përmes detit dhe është një rast për të eksploruar të gjithë vijën bregdetare spektakolare, me shkëmbinjtë e bardhë, shpellat dhe pamjen fantastike ujore. Përndryshe, nëse kërkoni plazhe me rërë dhe argëtues, e gjeni këtë në pjesën tjetër të ishullit.

Kreta – Deti Egje – Është ishulli ideal për të gjithë ata që duan të lëvizin dhe të shohin gjëra ndryshe gjithnjë. Madhësia dhe larmia e peizazheve, e bëjnë atë një destinacion ideal për t’u eksploruar. Përveç bukurisë së natyrës, për të mos u humbur është edhe Pallati i Knosos, që ashtu siç tregon legjenda, jetoi i fshehur Minotauri i frikshëm.

Santorini – Deti Egje – Është ndoshta më i famshmi nga të gjithë ishujt grekë. Shtëpitë e saj të bardha, të vendosura nën shkëmbinj, natyra e ashpër dhe vullkanike, plazhet me rërë të zezë, e bëjnë atë një mjedis magjik që ndryshon në varësi të kohës dhe të ditës. Është edhe vendi ideal për të shijuar perëndimin e diellit në mënyrë romantike dhe mesdhetare.

Delos – Deti Egje – E vendosur në arkipelagun e Cyclades, jo shumë larg Mikonosit, sipas mitologjisë së lashtë greke, është vendi që lindi perëndia Apollo. Sot ai ruan shumë zona të bukura arkeologjike, ku ndodhen rrënojat e Greqisë së lashtë. I tërë ishulli është i përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të Unesco-s. Vizita në ishull kryhet ditën me anije, ndërsa nuk lejohet udhëtimi natën.

Mikonos – Deti Egje – I famshëm për jetën e natës dhe për shpirtin e ndezur dhe argëtues të turistëve, ky ishull është një nga më të famshmit në Mesdhe, i cili ndaj me Ibizën në Spanjë, palmën e MBretëreshës së natës. Oferta e lokaleve është me të vërtetë nga të gjithë llojet, duke filluar nga roc-kafe, gay-bar dhe diskoteka. Dhe për ata që preferojnë jetën e ditës, deti është i bukur, si këshillohen të shikohen mullinjtë karakteristikë, të shndërruar në simbol të ishullit.

Kos – Deti Egje – Ndoshta vetëm katër kilometra nga Bodrumi, ose Halikarnasi i lashtë i bregdetit të Turqisë. Ndër vendet arkeologjike për t’u vizituar është Tempulli i Asklepit, perëndia greke e mjekësisë. Sa për plazhet, ato të bregut në veri janë më të ekspozuara ndaj erës, por i kanë ujërat kristal dhe më të qartë. Edhe në jug të ishullit ka gjithnjë det të qetë dhe të qartë, por ekzistojnë edhe rryma të errëta. Mes Kardamenës dhe Kos-it, janë edhe burimet e famshme termale me pishina natyrore të ujit të nxehtë dhe sulfuror.

Symi – Deti Egje – Ndodhet në Dodekanezë dhe është ndoshta ishulli më romantik i Greqisë së bashku me Santorinin. Porti i vogël i tij është i rrethuar nga shtëpitë me ngjyra, taverna dhe dyqane të vogla dhe një pamje piktoreske, nga të cilat mund të niseni për një lundrim me një varkë të vogël, për të arritur në plazhe të shumta dhe të arritshme nga deti, mes romanticizmit dhe intimitetit.

Alonisos – Deti Egje – Së bashku me Skiatos dhe Skopelos, formojnë arkipelagun e Sporades Veriore. Është vendi ideal për ata që kërkojnë paqe me veten dhe duan të jenë të vetmuar. Ishulli është i prekur pak nga turizmi dhe ka shumë zona të paprekura dhe të pashfrytëzuara. Adhurohet shumë nga të pasionuarit për zhytjen për shkak të bukurive nënujore dhe ndodhet në një prej parqeve më të mëdhenj në të gjithë Greqinë.

Komentet
Top