Njihuni me gruan më të bukur në botë por e pafat në dashuri – FOTO

0-88.jpg

Gina Llollobrigida tashmë ka hyrë në të 90-at. Fytyra vazhdon të reflektojë dritën e një dive, dhe pasionin e një gruaje për jetën. Vetë presidenti Sergio Mattarella e ka telefonuar për ta uruar. Por në raste të tilla nuk mund të thuash “edhe 100” por duke ditur që gjyshja e saj Chelidonia Merosi, arriti të jetojë 112 vjet urimi mund të jetë disi më ndryshe. Historia e saj në kinematografi është po aq e bukur sa një film.

Kur ishte studente për të përballuar studimet shiste karikatura të dizenjuara me qymyr druri, shenja e parë e lidhjes me artin që do të kishte në jetë, për të vijuar më pas me fotografi e skulpturë. Hapat e para në spektakël do t’i hedh nën kujdesin e Scarpetta nga njëra anë (në vitin 1945 recitoi në Santarellina) dhe nga fotoromancat e para italiane nga ana tjetër (‘Në fund të zemrës’ me pseudonimin e Diana Loris). Nuk mund të harrohet pjesëmarrja e saj në konkurset e Miss Roma e Miss Italia, në të cilat sfiloi me divat e ardhshme të kinemasë si: Lucia Bose, Gianna Maria Canale, Eleonora Rossi Drago, Silvana Mangano. Pas roleve të vogla në film-operat e modës në atë kohë, Gina u bë protagoniste në vitet e para të ’50 duke marrë pjesë në filma të ndryshëm: si ‘Achtungh! ‘Banditi! e Carlo Lizzanit në aventurat e kapucit e shpatës e Falfan la Tulipe, pranë Gerard Philipe; Nga ‘Kohë të tjera’ e Blasettit në episodin e ‘Procesi i Frine’ që i dha neologjizmin e “fizikut të rritur”. Llollo ishte tashmë një divë në të gjitha kuptimet; një sukses i fituar mbi të gjitha me bukurinë perfekte, e zemrën e madhe si tek ‘Bukë, dashuri e fantazi’ e Comencini, që bën të famshëm personazhin e Bersaglierës ose pothuajse autobiografiku ‘Miss Italia’ e Duilio Coletti ku ishte një rrobaqepëse e thjeshtë që merrej me seleksionimin e më të bukurës.

Në pak kohë,tek aktorë të tjerë italianë ( ndoshta vetëm tek Ana Magnani) është vënë re një koicidencë mes personazheve të “zakonshëm” dhe statutit të një dive. Pas kësaj Gina do të jetë gjithmonë diva Llollobrigida, e publiku do të përjetojë filmat e saj përmes kësaj loje të çuditshme grua reale, personazh, yll që është vetë substanca e divizmit. Për të qenë divë të jesh e bukur dhe e dëshirueshme nuk mjafton: sepse sic thoshte Andre Bazin: “ndërtimi i një ylli konsiston në thelb në përballimin e personalitetit”.

E vetëdijshme për këtë, Gina dëshiron të përballet me rolet më dramatike e më komplekse (Provincialja e Soldatit, ‘Romakja e Zampas, ‘Deti i çmendur i Castellanit) duke marrë çmime e njohje. Deri nga gjysma e viteve 50 ajo ishte protagoniste në produksionet ndërkombëtare si ‘Thesari i Afrikës’ e John Huston, ‘Trapezi’ i Burn Lancaster e Tony Curtis, ‘ I shenjtë dhe profan’ e John Sturges e shumë të tjerë.

Por në jetën e saj ajo shprehet se ka qenë e pafat në dashuri. Dashuria me mjekun slloven Milko Skofic me të cilin do të martohej e do të kishte një djalë do të zgjaste vetëm disa vite. Ndoshta një grua e bukur nuk duhet të jetë gjithnjë pranë një burri, apo një burrë nuk mund të jetojë I qetë pranë një gruaje të bukur. Në vitin 1971 ata divorcohen, dhe Gina Llollobrigida vendos të bëjë jetën e një gruaje të pavarur, duke e pritur dashurinë jo më si një motiv që do ta çonte drejt martesën, por drejt lirisë.

Komentet
Top