Nuk bëjnë punë as 80 dhe as 100 milionë euro

auto_Reagon-PSG-ja-100-milion-euro-Verratti-nuk-sht-n-shitje_TS_12-06-17_3637325378_1497276565.jpg

Klubi i PSG-së ndihet i habitur nga të gjitha informatat që janë duke u shfaqur rreth interesit të Barcelonës për blerjen e shërbimeve të Marco Verratti dhe çmimit të tij të transferimit, që varion mes 80 dhe 100 milionë euro. Një zëdhënës i klubit parisien u përgjigj për Marca në lidhje me opsionet e Barcelonës për të marrë një nga lojtarët e tyre ekskluziv: “Nuk bëjnë punë as 80 dhe as 100 milionë, kryesisht për shkak se Verratti nuk është në shitje”.

Presidenti Nasser al Khelaifi do të përpiqet për t’ia përmirësuar kontratën Verrattit. Që disa vite më parë italiani ndërkombëtar është konsideruar si një nga shtyllat e projektit dhe PSG-ja nuk është gati të heqë dorë prej tij. Duke parë përpara për sezonin e ardhshëm, me Emery në bankë, njësia ekonomike e pronarëve nga Katari do të shtojë përpjekjen për të fituar Champions-in e lakmuar.

Komentet
Top