Nuk do ta besoni sa i kushton Realit çdo gol i shënuar nga Bale

bale_4883.jpg

Gareth Bale vazhdon të jetë një tepricë për Real Madridin.

Uellsiani që la pas një sezon për t’u harruar, nuk është se e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, së paku jo këtë fazë përgatitore.

28 vjeçari nuk ka qenë në gjendje të marrë udhëheqjen e skuadrës pa Cristiano Ronaldon, ku në tre miqësore që ka zhvilluar Real Madridi, nuk ka arritur të gjejë fitoren, ndërsa Bale nuk ka gjetur rrjetën.

‘AS’ e ka bërë një shkrim rreth transferimit te Bale te Real Madridi, si transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit mbretëror.

Besojeni apo jo, Real Madrid investon në Bale 34.8 milionë euro në vit, dhe nëse ato kthehen në paraqitjet e tij dhe në golat, i bie që Realit t’i kushtojë 927 mijë euro çdo paraqitje e Bale,ndërsa çdo gol i tij ka shifrën e dy milionë eurove.

Jo rastësisht ‘AS’ e cilëson të shtrenjtë Balen.

Komentet
Top