Nuk flasin prej vitesh, Edi Rama përballet me Arjan Çanin – FOTO

0-104.jpg

Dikur miq, Edi Rama dhe Arian Çani nuk flasin prej vitesh me njëri-tjetrin dhe moderatori i “Zonë e Lirë” e ka përmendur shpesh këtë fakt.

Në emisionin e tij, ku Çani flet shpesh pa rezerva, nuk ia ka kursyer kritikat Edi Ramës,

Megjithatë, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe kryeministri dhe moderatori kanë arritur në një komunikim konstruktiv, që ka sjellë madje edhe një rezultat.

I refuzuar me dhjetëra herë, sipas “Blitz”, Çani ka arritur ta marrë në “Zonë e Lirë” kryeministrin Rama, i cili këtë të premte do t’i përgjigjet të gjitha pyetjeve të gazetarit në emision.

Kjo do të jetë një përballje surprizë e dy personazheve, të cilët për hir të së vërtetës janë sa kontroversë aq edhe të ngjashëm me njëri-tjetrin

VeÇ “Zonë e Lirë”, ku kryeministri do të flasë me siguri për politikë, shumë shpejt Ramën do ta shohim shumë shpejt edhe në “Xing me Ermalin”, natyrisht të zhveshur nga kostumi i politikanit.

Komentet
Top