Numri i ri i “Charlie Hebdo”, i solli mbi 10 milion euro

635568215996708141-charliexDMCSQx010.jpg

Shitja e numrit të ri të gazetës së përjavshme satirike Charlie Hebdo, i pari pas masakrës së javës së kaluar në redaksinë e tyre për shkak të karikaturave të Profetit Muhammed, i solli mbi 10 milion euro, ku përfshihen abonime dhe fonde të dhuruara nga mijëra qytetarë dhe organizata pas vrasjes së 12 personave prej të cilëve 4 karikaturistë kryesorë të revistës.

Sot në vend të 60 mijë kopjeve, numri maksimal që botohej deri më tani e gazetës satirike, numri i ri u botua në 1 milion kopje ku më pas numri u rrit në 3 milionë dhe shumë shpejt arriti numrin prej 5 milionëve gjë që është e mahnitshme për shtypin francez.

Dita e parë e shitjeve të numrit të ri të gazetës Charlie Hebdo i solli një fitim prej 8 milion euro. Falë solidaritetit të mediumeve tjera, shtëpive botuese, revista fiton 100% të ardhura nga shitja e një million kopjeve të para, që arrin në 3 milion euro.

Kompania ajrore “Air France” për pasagjerët e saj bleu 20 mijë kopje të numrit të ri i cili përmbante karikatura me tematikë fetare. Deri në datën e sulmit me 7 janar, Charlie Hebdo ka shitur jo më shumë se 28 mijë copë, që e solli revistën në kufi të kolapsit financiar./Shqipmedia

Komentet

Leave a Reply

Top