Nusja qëllohet me vezë i prishin dasmën deputetes – VIDEO

0-118.jpg

Protestuesit në Brazil i prishën ditën e saj më të bukur deputetes 25-vjeçare Maria Victoria Barros.

Qindra vetë ishin mbledhur përpara kishës ku politikania e re lidhi kurorë në një ceremoni luksoze në të cilën ishte edhe një pjesë e mirë e elitës politike të vendit. Por me të dalë prej andej, njerëzit e qëlluan me vezë.

Barros i akuzoi protestuesit e krahut të majtë se akuzuan verbalisht dhe fizikisht me të ftuarit për shkak të mbështetjes që familja e saj i jep Presidentit Michel Temer.

Përveçse pjesëtare e asamblesë shtetërore në Parana, ajo është edhe e bija e ministrit brazilian të Shëndetësisë, Ricardo Barro. Tubuesit mbanin në duart parulla me shkrime kundër qeverisë dhe e akuzonin 25-vjeçaren si komplotuese.

Pamjet e postuara në “Facebook” tregojnë sesi truprojat hapin çadrat për ta mbrojtur ligjvënësen dhe bashkëshortin e saj nga breshëria e vezëve.

Vete Barros është e bindur se protesta lidhej me vendimin e së ëmës për të kandiduar për guvernatore në Parana. “Më vjen keq për incidentin dhe sulmin ndaj të ftuarve të mi”, u shpreh ajo, “por ky është çmimi i demokracisë”.

Ngjarja është një tjetër ilustrim i përçarjes së thellë nëpër të cilën po kalon politika vendase që prej shkarkimit vitin e kaluar të paraardhëses së Michel Temerit, ish-presidentes Dilma Rousseff.

Komentet
Top