Obobo: Edhe nxënësit maqedonas detyrohen të shkojnë në kishë – FOTO dhe VIDEO

deca_crkva1-540x400.jpg

Ministria për punë dhe politikë sociale po e inspekton objektin në Gazi Babë të Shkupit, për të cilën në opinion u tha se është çerdhe por, kjo gjë nuk figuron në regjistrin e tyre!

“Inspektorët”, siç thanë nga ekzekutivi për TV21, janë duke e inspektuar rastin meqë në këtë objekt fëmijët edukohen në frymë fetare, por për këtë gjë dyshohet se nuk janë të licensuar.

Ekipi i ministrisë pritet të del me më shumë detaje gjatë ditëve në vijim.

“Gjendemi para çerdhes së shumëpërfolur në rrjetet sociale “Bleta”. Nga ekipi menaxhues thonë se nuk është e vërtetë se fëmijët shtyhen që të mësojnë për fenë islame”.

Ky objekt tre katësh nuk ka asnjë tabelë që të drejton deri tek kjo çerdhe, ajo që mund të dallohet janë vizatimet e bëra në murr. Nga ky objekt dyshohet se janë bërë edhe videot e shpërndara në rrjetin social, ku shihen fëmijë të moshës një deri pesë vjet teksa falen dhe po ushtojnë kryerjen e Haxhit.

Objekti tani e dy muaj është i mbyllur, dhe nuk ka njeri brenda.

Për këtë çerdhe foli edhe kryetari i BFI-së, i cili thotë se askush nuk guxon të predikojë fenë islame në atë mënyrë pa miratimin e Bashkësisë Fetare Islame.

“Për këtë nuk kemi njohuri, gjithandej ku nuk kemi njohuri ne nuk jemi kundër çerdheve sepse çerdhe kemi këtu edhe në të kaluarën kemi pas sa kanë qenë të mjaftueshme. Por çerdhe në kuptimin të edukimit të fëmijëve në frymën islame pa ne atë punë nuk mund ta bëjë askush, dhe është mirë të mos i hyjë kësaj pune. Ne nuk lejojmë që fëmijët tonë të nivelit të pavetëdijes që ndokush ti infekton sa është informim sa është edukim mund të jetë helmim. Unë ju garantoj këtë me gjithë organet e mia u kundërvihemi”, tha Sulejman Rexhepi, Kryetar i BFI-së.

TV21 arriti deri të flet me njërin prej menaxhuesve të këtij objekti që besohet se është çerdhe!

Bekir Halimi mohon se ai personalisht është pronar i çerdhes por thotë se gruaja e tij është mësimdhënëse në atë vend. Ai refuzoi të jap deklaratë para kamerës.

Halimi sqaroi se kjo “çerdhe është e regjistruar si shoqatë dhe nuk ka të bëjë me atë se çfarë po flitet në rrjetet sociale”.

Prindërit të cilët i dërgojnë fëmijët e tyre në këtë çerdhe për TV21 thonë se janë të kënaqur nga shërbimi i personelit të këtij kopshti por nuk kanë informata se është e regjistruar si shoqatë.

Ndryshe dy vite më parë fëmijë prej shkollës fillore Nikolla Karev nga Probishtipi për orën e parë mësimore për fillimin e vitit shkollor janë dërguar në kishë për tu lutur. Në atë kohë institucionet nuk dënuan arsimtarët e as shkollën. Sipas Kushtetutës së Maqedonisë mësimi për besimin fetar nuk është i lejuar në paralelet parashkollore e as në shkollat fillore.

Komentet
Top