Olsi Teqja Zgjidh Dilemat E Së Ardhmes, Transferohet Tek Shkëndija

teqja.jpg

Pasi mbylli kontratën me Tiranën, mbrojtësi 28-vjeçar ka zgjedhur të vazhdojë karrierën me Shkëndijën e Tetovës. Ishte trajneri Qatip Osmani, ai që këmbënguli për ta patur në skuadër ish-mbrojtësin bardheblu, i cili në këtë repart do të gjejë Ardjan Cuculin, një njohje e vjetër e kampionatit shqiptar.

Për Teqjen kishte oferta dhe nga Partizani, por ky kalim nuk u bë i mundur për shkak se tifozët i ushtruan presion klubit, për të mos e berë të vetin një lojtar nga rivalët e Tiranës. Edhe Kukësi e kërkoi me ngulm mbrojtësin për ta patur në skuadër, si një alternativë jo vetëm për kupat e Europës por edhe për edicionin e ri.

Ndërhyrja e skuadrës tetovare bëri që Teqja të mos mendohej dy herë për t’iu bashkuar nënkampionëve të Maqedonisë dhe nga ditët në vazhdim pritet zyrtarizimi i kësaj marrëveshje, me lojtarin që pritet të firmosë kontratë 2-vjecare.

Komentet
Top