Opozita: Nesër bie Qeveria

opozita.jpg

Opozita është e bindur se deri nesër do t’i sigurojë 61 vota, edhe me ndihmën e deputetëve të koalicionit, që kjo Qeveri të bjerë përfundimisht.

Opozitarët kanë treguar se që nga e dita e enjte, kur ky mocion u procedua për në Kuvend, ata kanë pasur takime të shumta me deputetët edhe të koalicionit për të siguruar votën e tyre, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Zyrtarët e partive në opozitë kanë thënë se kjo Qeveri dhe ky koalicion po numëron momentet e saj të fundit.

Ndërkohë deputetët e PDK-së, të cilët kanë përkrahur mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, kanë thënë se shpresojnë se krerët e partive të koalicionit të arrijnë një marrëveshje para votimit të mocionit.

Për një marrëveshje në mes të koalicionit janë shprehur edhe analistët kosovarë.

Komentet
Top