Padi penale për gjykatësit që vendosën për paraburgimin e Grujevskit dhe Boshkovskit

Goran-Grujovski-pred-Osnoven-sud-Skopje-1-3jul17-Meta.jpg

Shoqata “Llupa e Gjelbër”, kërkon përgjegjësi nga gjykatësit që kanë vendosur për paraburgimin ish funksionarëve të DSK-së Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski të cilët janë të akuzuar për përgjimet e paligjshme.

Kjo shoqatë do të dorëzojë padi penale për gjithsej 10 gjykatës, ndërkaq plotësisht do të kërkojnë nga Këshilli për Verifikimin e Fakteve nëse gjykatësit kanë punuar me ndërgjegje.

“Padi penale dhe iniciative për përgjegjësi do të dorëzohet për gjykatësit të cilët janë përgjegjës për arratisjen e të akuzuarve dhe për të cilët ekziston dyshim për përgjegjësi nga arratisja e Grujovskit dhe Boshkovskit”, thonë nga Llupa e Gjelbër.

Ndërkohë Grujevski dhe Boshkovski vazhdojnë të jenë në arrati dhe të pakapshëm nga policia.

Komentet
Top