Paguani taksën radiodifuzive se do t’ju bllokohet xhirollogaria

ujp.jpg

Siç duket qytetarët nuk kanë shpëtuar nga pagesa e taksës radiodifuzive, të paktën ata që nuk e kanë paguar deri më 30 qershor të këtij viti.

Drejtoria e të ardhurave publike njofton se borxhilinjtë do të duhet që ta kryejnë këtë pagesë sa më shpejtë, ndryshe DAP-i do të inicojë pagesë të detyrueshme.

DAP-i i thërret qytetarët që të kontrollojnë nëse kanë ndonjë faturë të papaguar, përndryshe do të pasojë bllokimi i xhirollogarive. Njiherit DAP-i rikujton qytetarët se taksa radiodifuzive duhet të paguhet deri në ditën që është marrë vendimi për shfuqizimin e saj.

Përndryshe, në të kaluarën, një numër i madh qytetarësh kanë qenë ”viktimë” e bllokimit të xhirollogarive, shkaku i kësaj takse.

Komentet
Top