Partizani bën bujë në merkato, firmos me ish-lojtarin e Liverpool

auto_adorian-470x3531501703744.jpg

Kristian Adorian do të jetë zyrtarisht pjesë e Partizanit për sezonin e ri. Mesfushori 24-vjeçar ka arritur marrëveshjen me të kuqtë për të dhënë kontributin e tij për fanelën e kuqe.

Ashtu siç ishte përfolur për ditë me radhë, më në fund ka ardhur e “zeza mbi të bardhë” ku mesfushori hungarez bëhet juridikisht pjesë e të kuqve.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi i Partizanit përmes faqes zyrtare në facebook.

“Klubi njofton arritjen e marrëveshjes me Kristian Adorian. Mesfushori 24-vjeçar njëkohësisht pjesë edhe e përfaqësueses së Hungarisë do të prezantohet ditën e enjte. Në konferencën për shtyp, e cila do të organizohet paraditen e së enjtes në ambjentet e klubit ora 11:00 , Adorian do të jetë në dispozicion të mediave”, përfundon njoftimi i klubit të Partizanit.

Adorian është një lojtar i rritur në klubin e Liverpool. Ai është pjesë e kombëtares hungareze, ndërsa për tre sezone me radhë ka qenë pjesë e Novarës.

Edicionin e fundit Adorian është aktivizuar në 32 ndeshje, duke arritur të shënojë 2 gola.

Përveç Adorian, mësohet se të kuqtë kanë arritur marrëveshjen edhe me ish-sulmuesin e kombëtares shqiptare, Edgar Çanin.

Shtatlarti do të firmosë për dy vjet me presidentin Demi, për të qenë pjesë e organikës së trajnerit Juliano.

Komentet
Top