Pas flamurit, Talat Xhaferi distancohet edhe prej UÇK-së

Talat-Xhaferi-kabineti-i-kryeparlamentarit.jpg

Oficer në JNA dhe oficer në ARM. Kjo është përvoja ushtarake e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, që qëndron në biografinë e tij zyrtare në ueb faqen e Kuvendit. Edhe pse u trumbetua si komandant i UÇK-së, ai veten nuk e ndien si të tillë, sepse këtë eptitet nuk e ka shënuar në biografinë zyrtare të cilën e përgatit personalisht funksionari, shkruan Gazeta Lajm.

Në këtë mënyrë, pas distancimit nga flamuri shqiptar në kabinet, kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit Talat Xhaferi është distancuar edhe nga e kaluara e tij në UÇK, me të cilën lavdërohet aq shumë kur afrohen zgjedhjet.

Talat Xhaferi dhe bashkëpartiakët e tij duhet seriozisht t’i sqarojnë opinionit shqiptar se pse aq shumë lavdërohen me UÇK-në në fushata zgjedhore, kurse sapo akomodohen në pushtet harrojnë se ka pasur UÇK, që ka invalidë dhe familje të dëshmorëve.

Nëse ka pak respekt për votuesit e tij, Xhaferi seriozisht duhet të dalë e t’u sqarojë se pse nuk turpërohet të përmendë në biografi të kaluarën si oficer në ushtrinë jugosllave (JNA), ushtri që bëri aq shumë krime anembanë ish-Jugosllavisë, kurse turpërohet që ta përmendë se ka qenë epror në UÇK (së paku ashtu prezantohet gjatë fushatave parazgjedhore), që solli liri dhe barazi për shqiptarët e Maqedonisë.

talat biografia

 

Biografinë zyrtare të Xhaferit mund ta lexoni në këtë Link.

Komentet
Top